
STUDIO BYLIS
Informacion per Rivlersimet
Deri në shkurt të vitit 2017, një qytetar apo biznes, i cili ka një pronë në emër të tij mund ta rivlersojë atë. Do të dëshiroja ta sqaroja përfitimin me anë të një shëmbulli të thjeshtë. Qytetari Z ka në kadastër një pronë, që është regjistruar me vlerën 30,000 euro, por në të vërtet prona vlerësohet nga vlersuesit e autorizuar në vlerën 60,000 euro.
Qytetari Z mund të kryej deri në shkurt 2017 procedurën e rivlerësimit, duke paguar vetëm 2 % ose (60,000-30,000) * 2% = 600 euro tatim. Supozojmë se pas 6 muajsh, pra në tetor 2017, qytetari do të shiste pronën në vlerën 65,000 euro. Në këtë rast, qytetari do të paguaj tatimin mbi të ardhurat nga shitja e pronës në masën(65,000-60,000 vlera e rivlerësuar në kadastër)* 15%=750 euro.
Por, ç’do të ndodhte nëse qytetari i shëmbullit tonë nuk do ta rivlerësonte pronën dhe nuk do të përfitonte nga mundësia që jep rivlerësimin?
Atëherë, tatimi që do të paguante mbi të ardhurat nga shitja e pronës në tetor të 2017-s do të ishte (65,000-30,000 vlera e vjetër e kadastër)*15%=5,250 euro. Pra, përfitimi që qytetari do të kishte në shëmbullin tonë nga rivlerësimi do të jetë një tatim i paguar më i ulët, rreth 3900 euro, që vjen si rezultat i diferencës nga 5,250 euro në 1350 (600 në momentin e rivlerësimit dhe 750 në momentin e shitjes).
Pra, qytetarët e bizneset që do të rivlerësojnë pasuritë e tyre kanë mundësi të përditësojnë vlerën e pronës në kadastër, duke paguar rrjedhimisht më pak tatim në çdo moment që vendosin të shesin pronën e tyre. Ndërkohë, kjo iniciativë ul iniciativat e individëve dhe bizneseve për të nëndeklaruar çmimin e shitjes së pronës. Duke i’u rikthyer shëmbullit tonë, - qytetari Z, në rast se do të duhet të paguaj 5,250 euro tatim, do incentivohej të nëndeklaronte vlerën e shitjes me qëllim uljen e tatimit.
Kështu, qytetari Z jo vetëm do të bënte evazion, por dëmton interesat e blersin e pronës së tij, i cili do të kishte në kadastër sërish një pronë të nënvlersuar dhe do të duhet të paguaj tatim të lartë në rast se do të vendoste ta rishiste.
Rivlersimi i pasurive gjithashtu përmirson kushtet e kredimarjes, për shkak të rritjes së vlerës së kolateralit në kadastër, duke rritur edhe mundësinë për të marrë kredi në bank, qoftë për bizneset, qoftë për qytetarët.